Aktualitet

U kap sot në Kamëz me pistoletë/ Mrruku vrau vite më parë REPERIN e njohur në Shëngjin për një vajzë

Këngëtari Fabian Nikaj u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë. Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.

12 Shtator 2023, 11:15 Nga A.B
U kap sot në Kamëz me pistoletë/ Mrruku vrau vite më
Erind Mrruku

TIRANË- Ditën e sotme, u vu në pranga 36-vjeçari Erind Mrruku në Kamëz. I riu, u ndalua pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, por pas kontrolleve rezultoi i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Mrruku, është emër i njohur për policinë, pasi në Korrik të vitit 2010, asokohe 23-vjeç, ka vrarë shtetasin Fabian Nika (këngëtar) pas një konflikti të çastit në Shëngjin.

Këngëtari Fabian Nikaj u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë. Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.

Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Erind Mrruku u vetëdorëzua vetë në polici.

Kush ishte këngëtari, Fabian Nikaj?

Reperi i lindur dhe rritur në Milot të Shqipërisë, Fabian Nikaj, u bë i njohur për publikun në vitin 2007. Ishte pikërisht festivali “Top Fest” edicioni i katërt, kur ai u prezantua me këngën “Të dua” në bashkëpunim me Samanta Karavellën. Në atë kohë, kjo këngë ishte nga më të dëgjuarat për shkak të muzikës dhe ritmeve që për atë kohë ishte diçka e re.

Edhe pse nuk arritën të futeshin në finale, Fabiani dhe Samanta fituan zemrat e publikut.

U kap sot në Kamëz me pistoletë/ Mrruku vrau vite më
Fabian Nika

/Dosja.al

erind mrruku fabian nika

Sondazh

Poll