Video VIRALE e keqtrajtimit të maces me armë në Tiranë, Policia shoqëron në komisariat autorin
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
TIRANË-Policia e kryeqyteti ka marrë masa ndaj një 39-vjeçari, i cili qëlloi me armë sportive ndaj një mace. Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale, pasi pamjet u publikuan ngado. Policia shoqëroi në komisariat shtetasin S. K., 39 vjeç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (mace), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.
Në vijim të veprimeve, u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.
Sondazh
VIDEO/ 'Njëri e ndjek me sy, tjetri shkrep armën', momenti kur dy të rinjtë qëllojnë macet e Tiranës me pushkë (Pamje të rënda)
Pamje TIRANË- Pamje të rënda nga rruga e Dibrës në Tiranë! Dy persona kanë qëlluar me armë drejt maceve të...
Masakra në Greqi/ Ministria e Brendshme: Autoritetet greke informojnë se viktima janë me shtetësi turke
Vendi i krimit TIRANË- Ministria e Brendshme ka reaguar pas lajmit se në Greqi kanë humbur jetën 6 shqiptarë pas të shtë...
Kanabis në banesë, Enca u arrestua, 'e pëson' edhe i dashuri i saj
enca TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit t&eu...
HASHASH në verandën e banesës, reagon Enca: Jam përdoruese, e kam mbjellë për përdorim vetjak
Enca TIRANË- Pak pas arrestimit për kultivim kanabisi nga Policia e Tiranës, këngëtarja Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin artistik ...
Arrestimi i Encës/ Policia publikon FOTON nga veranda, këngëtarja kultivonte bimë narkotike
Vazot ne verande TIRANË-Policia ka bërë publike pamjet nga banesa e këngëtares Ruenca Haxhiaj, e njohur nga të gjithë si...
Dita nis me diell, pasditja sjell vranësira, si do të jenë temperaturat sot
Moti TIRANË- Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i...
Atentati në Greqi/ U raportuan se ishin shqiptarë, mediat greke zbulojnë origjinën e 6 viktimave
Vendi i krimit GREQI- Gjashtë personat që u ekzekutuan një ditë më parë në qytetin bregdetar të Artemidës n&eu...
Denoncimi/ Kyçen studimet për instrumentet muzikore në shkollat 9-vjeçare
Shkollat TIRANË- Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqetësimi i një prindi të kthyer nga emigra...
FOTOT/ 6 shqiptarët e masakruar në Greqi, mediat greke: Pas atentatit qëndron mafia shqiptare e burgjeve
Pamje nga vendngjarja GREQI- Urdhëri për vrasjen e 6 shqiptarëve ditën e sotme në Greqi e ka dhënë mafia shqiptare e bur...
Arrestohet për dhunë në familje pa verifikime, OPGJ-ja mohon ato çfarë ka shkruar në procesverbal
Biseda RROGOZHIN- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu nga Rrogozhina të arrestuar për dhunë në famil...
