Aktualitet

Atentati në Greqi/ U raportuan se ishin shqiptarë, mediat greke zbulojnë origjinën e 6 viktimave

Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij.

12 Shtator 2023, 07:50 Nga A.B
Atentati në Greqi/ U raportuan se ishin shqiptarë, mediat greke
Vendi i krimit

GREQI- Gjashtë personat që u ekzekutuan një ditë më parë në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek, nuk janë me origjinë shqiptare. 

Sipas Kathimerinit, 6 burrat janë konfirmuar se ishin shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç vetë mediat greke raportuan fillimisht. Sipas informacioneve, viktimat posedonin kartat e identitetit franceze.

Ata u qëlluan në një rrugë të izoluar rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje, ndërsa po udhëtonin me një makinë blu me targa gjermane. Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij.

Asnjë nga gjashtë viktimat, nuk u gjet me precedentë penalë në Greqi, ndërsa fakti që asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur po trajtohet gjithashtu si potencialisht i rëndësishëm.

Hetuesit mjeko-ligjorë janë duke kërkuar në vendin e krimit që nga e hëna në kërkim të provave që tregojnë se si ndodhi ngjarja dhe identiteti i autorëve, dhe kanë mbledhur më shumë se 20 gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë.

Skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge./Dosja.al

perplasje me arme ne greqi greqi

Sondazh

Poll