Aktualitet

HASHASH në verandën e banesës, reagon Enca: Jam përdoruese, e kam mbjellë për përdorim vetjak

Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

12 Shtator 2023, 08:34 Nga a.l
HASHASH në verandën e banesës, reagon Enca: Jam përdoruese,
Enca

TIRANË- Pak pas arrestimit për kultivim kanabisi nga Policia e Tiranës, këngëtarja Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin artistik Enca, 27 vjeç, ka dhënë dëshminë e saj pranë forcave policore. Ajo ka pranuar se është përdoruese e hashashit dhe e konsumon për përdorim vetjak. 

Arrestimi i këngëtares 27-vjeçare është bërë mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar 'Balcony', ndërsa policia ka shoqëruar edhe të dashurin e saj. Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

arrestohet enca

Sondazh

Poll