Aktualitet

Masakra në Greqi/ Ministria e Brendshme: Autoritetet greke informojnë se viktima janë me shtetësi turke

Greqia u trondit nga një ngjarje e rëndë pasditen e të hënës, ku u raportua se pas të shtënave me armë zjarri pati 6 viktima.

12 Shtator 2023, 08:44 Nga A.B
Masakra në Greqi/ Ministria e Brendshme: Autoritetet greke informojnë
Vendi i krimit

TIRANË- Ministria e Brendshme ka reaguar pas lajmit se në Greqi kanë humbur jetën 6 shqiptarë pas të shtënave me armë zjarri. Në reagimin e bërë publik, raportohet se nuk bëhet fjalë për asnjë shqiptar në mesin e viktimave, pasi të gjithë ishin me shtetësi turke. 

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, thuhet nga Ministria e Brendshme.

Greqia u trondit nga një ngjarje e rëndë pasditen e të hënës, ku u raportua se pas të shtënave me armë zjarri pati 6 viktima. Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh mes bandave kriminale, ndërsa sipas informacioneve të para nga mediat greke dyshohej se viktimat ishin shtetas shqiptarë./Dosja.al

perplasje me arme ne greqi

Sondazh

Poll