Aktualitet

Arrestimi i Encës/ Policia publikon FOTON nga veranda, këngëtarja kultivonte bimë narkotike

27-vjeçarja u vu në pranga pasi në ballkon kishte mbjellur bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

12 Shtator 2023, 08:26 Nga A.B
Arrestimi i Encës/ Policia publikon FOTON nga veranda, këngëtarja
Vazot ne verande

TIRANË-Policia ka bërë publike pamjet nga banesa e këngëtares Ruenca Haxhiaj, e njohur nga të gjithë si Enca. 27-vjeçarja u vu në pranga pasi në ballkon kishte mbjellur bimë narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. E reja, në dëshminë e saj, ka bërë të ditur se lëndën narkotike e ka për përdorim vetjak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Balcony", për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja. Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Balcony". Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet enca

Sondazh

Poll