Aktualitet

VIDEO/ Vrasja e 6 shqiptarëve në Greqi, dalin pamjet nga vrasja, dhjetëra efektivë të mbledhur në vendngjarje

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa, duke vënë alarmin në policinë greke, e cila është në kërkim të një automjeti me ngjyrë të zezë në të cilën kanë hipur autorët, të cilët janë arratisur.

11 Shtator 2023, 21:28 Nga I.A
VIDEO/ Vrasja e 6 shqiptarëve në Greqi, dalin pamjet nga vrasja,
Ngjarja

GREQI- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku 6 shqiptarët u vranë në Greqi ditën e sotme. Siç, shihet makina tip Ford e braktisur në vend, ndërkohë që brenda saj ndodhen 5 viktima. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa, duke vënë alarmin në policinë greke, e cila është në kërkim të një automjeti me ngjyrë të zezë, që kanë hipur autorët e arratisur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. 

6 shqiptare te vrare perplasje me arme ne greqi

Sondazh

Poll