Sport

Çfarë rrëmuje te Juventusi! Mesfushori Paul Pogba rezulton pozitiv me testosterone, rrezikon një skualifikim për dy vjet…

Mesfushori francez rezultoi pozitiv, pas një testi të kryer pas ndeshjes Udinese-Juventus

11 Shtator 2023, 18:12 Nga DOSJA

ITALI - Periudha shumë e errët e Paul Pogba vazhdon. Francezi rezultoi pozitiv me testosterone, pas një testi dopingu, më 20 gushtin e kaluar, pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën ai nuk kishte dalë në fushë. 

Prandaj, mesfushori i Juventusit do të pezullohet si masë paraprake dhe do të ketë tre ditë kohë për të kërkuar një kundëranalizë. Nëse testi pozitiv konfirmohet, Pogba do të gjykohet nga gjykata kombëtare anti-doping, nëse nuk gjendet një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Skualifikimi, në rast dopingu, shkon deri në dy vjet, gjë e cila mund të bëhet katër, në rast të konstatimit të qëllimit.

Pas Udines, ku nuk u aktivizua, Pogba luajti 52 minuta mes Bolonjës dhe Empolit, përpara se të dilte nga fusha për shkak të dëmtimit në ndeshjen kundër toskanëve. Një dëmtim për të cilin u frikësua një ndalesë e gjatë. 

Çfarë rrëmuje te Juventusi! Mesfushori Paul Pogba rezulton

Pikërisht në këto orë Pogba, i cili ka qenë në vështirësi të mëdha vitet e fundit, kishte pranuar se kishte menduar të tërhiqej dhe se tani ishte në kërkim të justifikimit, për të cilin tani do të duhet të presim rikthimin e tij në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll