Sport

Synimet e Ansu Fatit: "Dua të kem një sezon të mrekullueshëm me Brighton"...

Sulmuesi i ri spanjol i skuadrës angleze ëndërron kualifikimin e “Pulëbardhave” në Champions League

11 Shtator 2023, 17:25 Nga DOSJA
Synimet e Ansu Fatit: "Dua të kem një sezon të

ANGLI - Ansu Fati (20 vjeç) mund të bëjë debutimin e tij për Brighton këtë fundjavë kundër Manchester United në “Old Trafford” (e shtunë, ora 16:00). Talenti i të rinjve të Barçës, i cili ishte një nga largimet e fundit nga katalanasit në merkaton e fundit të verës, tashmë ëndërron të bëjë gjëra të mëdha me "Pulëbardhat".

Sulmuesi, i cili këtë vit do të luajë në Europa League me skuadrën jugore të Anglisë, do të kërkojë të rifitojë versionin e tij më të mirë në skuadrën angleze. Gazetari Fabrizio Romano ka mbledhur disa deklarata nga ndërkombëtari spanjol, ku thekson emocionin e kësaj sfide të re: “Dua të kem një sezon të mrekullueshëm me Brighton, të luftoj për skuadrën, të përpiqem të kualifikohem sërish në Evropë si vitin e kaluar”.

Ai gjithashtu shtoi se kualifikimi në Champions League do të ishte një arritje e madhe: “Nëse mund të kualifikohemi në Champions League do të ishte edhe më mirë”.  Brighton ishte i gjashti në Premier League vitin e kaluar dhe këtë sezon ata kanë nëntë pikë në katër ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll