Aktualitet

FOTOT/ Masakra me 6 të vrarë në Greqi, publikohen pamjet e makinës ku u gjetën shqiptarë e ekzekutuar

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa, duke vënë alarmin në policinë greke, e cila është në kërkim të një automjeti me ngjyrë të zezë në të cilën kanë hipur autorët, të cilët janë arratisur.

11 Shtator 2023, 18:40 Nga I.A
FOTOT/ Masakra me 6 të vrarë në Greqi, publikohen pamjet e
Ngjarja

GREQI- Makina në të cilën u gjetën të vdekur pasditen e së hënës 5 nga 6 viktimat e të shtënave në Loutsa shihet nga fotoja e mëposhtme. Në pamjet e publikuara nga Protothema shihet se makina është një Ford Focus. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa, duke vënë alarmin në policinë greke, e cila është në kërkim të një automjeti me ngjyrë të zezë në të cilën kanë hipur autorët, të cilët janë arratisur.

FOTOT/ Masakra me 6 të vrarë në Greqi, publikohen pamjet e
Makina

Nga raportimet e para bëhet me dije se bëhet fjalë për një lagje, ku janë qëlluar me armë zjarri gjashtë persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë. Pesë të vdekurit ndodheshin brenda makinës, e cila mësohet se kishte targa gjermane. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. 

perplasje me arme zjarri ne greqi

Sondazh

Poll