Aktualitet

Zjarr në Bubq të Krujës, digjen 4 Ha ullishte dhe shkurre

Mësohet se deri më tani janë djegur 4 hektarë me ullishte si dhe shkurre.

11 Shtator 2023, 17:19 Nga I.A
Zjarr në Bubq të Krujës, digjen 4 Ha ullishte dhe shkurre
Foto

KRUJË- Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në fshatin Mazhë e Madhe në Bubq të Krujës. Mësohet se deri më tani janë djegur 4 hektarë me ullishte si dhe shkurre.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ndërkohë që rrezikohen dhe disa banesa. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

zjarr ne bubq

Sondazh

Poll