Aktualitet

EMRI/ Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, arrestohet autori 1 vit pas ngjarjes

Shkak i vrasjes kanë qenë mosmarrëveshjet që kanë pasur si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

11 Shtator 2023, 16:16 Nga I.A
EMRI/ Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, arrestohet autori 1 vit
Policia

SHKODËR- Autori i vrasjes së Pjetër Kolës në shtator të vitit 2022, është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga ka rënë Maltin alias Anton Gjini. Gjini një vit më parë ka plagosur rëndë 44-vjeçarin Pjetër Kola, i cili humbi jetën në spital. Shkak i vrasjes kanë qenë mosmarrëveshjet që kanë pasur si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Si ndodhi vrasja?

44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona mbrëmjen e 27 shtatorit 2022 dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra, më konkretisht plumbit që kishte marrë në bark. Ndërkohë që të nesërmen e ngjarjes doli një tjetër version, që në momentin e plagosjes, 44-vjeçari ka qenë me të vëllanë, i cili e ka dërguar në spital. Madje pretendohet se vëllai ka njohur edhe autorin e ngjarjes, për të cilin drejton gishtiun nga Maltin (Anton) Gjini.

anton gjini pjetër kola maltin gjini

Sondazh

Poll