Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 10 vite për shitje kokaine, arrestohet shqiptari në Greqi

Mësohet se në pranga ka rënë 43-vjeçari Gentian Abazi, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. 

11 Shtator 2023, 15:38 Nga I.A
EMRI/ I dënuar me 10 vite për shitje kokaine, arrestohet shqiptari
Policia greke

GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte dënuar nga Gjykata me 10 vite burg. Mësohet se në pranga ka rënë 43-vjeçari Gentian Abazi, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. 

Gjykata ka lidhur Abazin me mbi 60 raste të trafikimin të kokainës. Për këtë ai ishte dënuar me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.  Mbrëmjen e kaluar ai u kap me 2 kg e 500 gram kokainë, 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike.

gentian abazi

Sondazh

Poll