Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

11 Shtator 2023, 17:36 Nga I.A
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas motorin,
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se një makina ka përplasur një motorist.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

aksident ne aksin shkoder-koplik

Sondazh

Poll