Aktualitet

Denoncimi në Dosja.al/ Biznesmenit i cënojnë pronën private me tabelat 'parkim rezidenti', Policia dhe Bashkia heshtin përballë provave

Përmes fotove, biznesmeni tregon se çfarë ndodh para biznesit të tij e sesi bllokohet rruga nga vendosja e këtyre tabelave.

11 Shtator 2023, 13:03 Nga A.B
Denoncimi në Dosja.al/ Biznesmenit i cënojnë pronën private
Biznesi

TIRANË- Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e 'Dosja.al', i cili deri më tani nuk ka marrë zgjidhje nga institucionet përkatëse. Personi i cili pretendon se iu është bërë padrejtësi, është Aleksandër Xhollo, i cili zotëron një biznes në Tiranë, në zonën e '21 Dhjetorit'. 

Për 'Dosja.al' ai bën të ditur se ka paraqitur një ankesë te policia, pasi para truallit të tij të biznesit, janë vendosur disa tabela për parking për rezidentët. Xhollo deklaron se tabelat e vendosura pa leje, i bllokojnë biznesin e tij, i cili funksionon si lavazh. 

"Mora 5 herë Policinë e shtetit, më thanë se do vijnë, por nuk kanë ardhur'- deklaron biznesmeni. 

Më tej, ai bën të ditur se pranë biznesit të tij, është ngritur një godinë pa leje, e cila prek edhe rrugën e kalimit të mjeteve. Përmes fotove, ai tregon se çfarë ndodh para biznesit të tij e sesi bllokohet rruga. 

Denoncimi në Dosja.al/ Biznesmenit i cënojnë pronën private

Në kërkesën e drejtuar Bashkisë së Tiranës, Xhollo dhe pronarja e truallit shkruajnë: 

'Tabelat sjellin pengimin e zhvillimit normal të aktivitetit dhe cënojnë pronën time private. Mjetet e parkuara futen 1 metër në pronën private dhe kanë ngushtuar rrugëkalimin e mjeteve të tjera që kalojnë para lavazhit..'

Denoncimi në Dosja.al/ Biznesmenit i cënojnë pronën private

Edhe pse kërkesa është dërguar me shkrim në Bashki, edhe pse Policia është informuar për këtë problem që po i shkakton biznesit në fjalë, ende asnjë masë nuk është marrë!

aleksander xhollo

Sondazh

Poll