Politike

Seanca në Kuvend për ndryshimet në qeveri, zbardhet kërkesa e Bardhit drejtuar Nikollës

Bardhi kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri.

11 Shtator 2023, 13:43 Nga A.B
Seanca në Kuvend për ndryshimet në qeveri, zbardhet kërkesa
Gazment Bardhi

TIRANË-Kuvendi sot do të miratojë dekretet me ndryshimet në qeveri, ndërsa pak orë para nisjes së saj, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon debat në seancë.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Po ashtu ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Seanca në Kuvend për ndryshimet në qeveri, zbardhet kërkesa

Seanca e Kuvendit është parashikuar që të nisë në orën 14:00, ndërsa ministrat e rinj pasi të dekretohen, do të betohen te presidenti Bajram Begaj./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll