Politike

'Rama ka liçensuar bandat'/ Berisha për atentatin e 41-vjeçarit në Vlorë: Turizëm dhe ekzekutime

10 Shtator 2023, 13:01 Nga a.l
'Rama ka liçensuar bandat'/ Berisha për atentatin e
Sali Berisha

TIRANË-  'Turizëm dhe ekzekutime', kështu e komenton kryedemokrati Sali Berisha atentatin e mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi 41-vjeçarin Laert Kekaj, ku gjeti vdekjen e menjëhershme. Berisha akuzon qeverinë se ka liçensuar bandat për zbatimin e tij, ndërsa shton se rendi është në duart e krimit. 

POSTIMI I PLOTË: 

Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari Leart Keka. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!

Të dashur miq, mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!

Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”
Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij. 

Laert Keka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Vlorë është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Autori ka dalë nga një mjet me targa italiane dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi Kekën është zbrazur një karikatori i plotë.

sali berisha

Sondazh

Poll