Aktualitet

Trafikonin drogë nga Amerika e Jugut në Itali, goditet grupi kriminal, mes të arrestuarve 4 shqiptarë (EMRAT)

Si rezultat i këtij operacioni janë ekzekutuar 17 urdhër arreste ku 13 shtetas janë italianë dhe 4 prej tyre janë shqiptarë. Nik Dauti, 44 vjeç; Nerdojan Hoxha, 30 vjeç dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç, mësohet se janë 4 shqiptarët e arrestuar.

11 Shtator 2023, 12:23 Nga r.ll
Trafikonin drogë nga Amerika e Jugut në Itali, goditet grupi kriminal,
pamje nga operacioni

ITALI-Një megaoperacion policor i Antimafias dhe Antiterrorit italian në bashkëpunim me Guarda di Finanza ka çuar në goditjen e një strukture kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Itali.

Si rezultat i këtij operacioni janë ekzekutuar 17 urdhër arreste ku 13 shtetas janë italianë dhe 4 prej tyre janë shqiptarë. Nik Dauti, 44 vjeç; Nerdojan Hoxha, 30 vjeç dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç, mësohet se janë 4 shqiptarët e arrestuar.

Megaoperacioni “Balluardo” i cili erdhi pas përgjimeve të Encrochat dhe SkyEcc ka çuar në shkatërrimin e këtij grupi trafikantësh me bazë në Savona të Italisë. Ky grup i strukturuar trafikantësh zotëronte disa magazina që i përdorte për ruajtur dhe shpërndarë drogën, si edhe një sërë auomjetesh të modifikuar për fshehjen e transportin e drogës. 

Droga e importuar nga Amerika e Jugut për llogari të këtij grupimi transportohej me anije tregtare e mbërrinte në Portin Vado Ligure. Ky grupim kishte ngritur dhe një kompani transporti frutash enkas për ta përdorur për trafikun e drogës. Për llogari të tyre vepronte dhe brokeri i njohur i Ndranghetas kalabreze i arrestuar më 2022 në Spanjë Mario Palamara.

Të arrestuarit akuzohen për 42 raste trafikimi droge nga Amerika e Jugut që përfshijnë 180 kg kokainë, 40 kg hashash, 70 kg marijuanë e 2 tentativa për të trafikuar 200 kg kokainë e 300 kg hashash. Hetimet kanë zbardhur aktivitetin kriminal të këtij grupimi prej 2019,  me prova të bazuara në zbardhjen e bisedave telefonike e të instrumentave telematikë të kriptuar në sistemet Encrochat e Skyccc, në video e marra në Portin e Vado Ligures e falë bashkëpunimit me Eurojust e Autoritetet franceze. /Dosja.al

 

amerike e jugut itali ndragheta

Sondazh

Poll