Aktualitet

Makina përplaset me motorin në aksin Korçë–Pogradec, një i plagosur

Një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

11 Shtator 2023, 11:45 Nga A.B
Makina përplaset me motorin në aksin Korçë–Pogradec,
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava në drejtim të fshatit Leshnice. Dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnice.

Kjo manovër ka shkaktuar dhe aksidentimin e motoristit, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

aksident ne korce

Sondazh

Poll