Aktualitet

EMRI- Mbajti peng 14 vjeçaren në banesën e tij, shpallet në kërkim 31 vjeçari në Mat

Kërtuka banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

11 Shtator 2023, 11:48 Nga A.B
EMRI- Mbajti peng 14 vjeçaren në banesën e tij, shpallet
Policia

MAT-Ergys Kërtuka është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi 31-vjeçari dyshohet se ka mbajtur peng një 14-vjeçare. Policia bën të ditur se Kërtuka banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Policia po vijon punën për gjetjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

I hoqi për disa orë, lirinë një 14-vjeçareje, duke e mbajtur në banesën e tij, dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua,  shpallet në kërkim 31-vjeçari. Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth,  sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat,  për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

merret peng 14-vjecarja ne mat mat

Sondazh

Poll