Aktualitet

E RËNDË- Shfaqi probleme shëndetësore në kopësht, ndërron jetë 2-vjeçari në Burrel

I mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

11 Shtator 2023, 12:39 Nga A.B
E RËNDË- Shfaqi probleme shëndetësore në kopësht,
Ambulance

BURREL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel. Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

I mituri është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. Raportohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/Dosja.al

vdes 4-vjecari ne burrel burrel

Sondazh

Poll