Aktualitet

Dhuna e Rrajave ndaj fisit Maja, Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për personat e ndaluar

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.

11 Shtator 2023, 11:11 Nga A.B
Dhuna e Rrajave ndaj fisit Maja, Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën
Dhuna

TIRANË- Ka ndryshuar akuza për anëtarët e fisit Rraja të cilët akuzohen si autorë të dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas. Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që nga akuza “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim”, hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve. Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit. Të akuzuarit mund të dënohen me gjobë deri në 2 vite burg. 

Grupi Rraja goditi me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë./Dosja.al

rrajat tirane grupi i rrajave

Sondazh

Poll