Aktualitet

Aksident në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona

11 Shtator 2023, 10:34 Nga A.B
Aksident në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare
Ambulance

GREQI- Një 28-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në autostradën Athinë-Korinth.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona. Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti./Dosja.al

aksident ne greqi

Sondazh

Poll