Sport

Truproja e Leo Messit, zbulohet se kush është “hija” e futbollistit argjentinas. Ja nga kush dhe sa paguhet ai… (foto+video)

Javët e kaluara, Lionel Messi ishte në qendër të vëmendjes për shkak të truprojës që shkon kudo me të, ndërsa tashmë është e qartë se bëhet fjalë për Yasin Cheuk, një ish-luftëtar i MMA-së.

10 Shtator 2023, 18:06 Nga DOSJA

Truproja e Leo Messit, zbulohet se kush është “hija” e

SHBA - Që kur Lionel Messi mbërriti në Amerikë, më saktë në MLS, ku luan për Interin nga Miami, njerëzit filluan të dallonin pranë tij një burrë që nuk i kishte bërë kurrë shoqëri më parë! 

Zotëria me kokë të rruar dhe mjekër të gjatë të zezë është kthyer në hijen e Leo Messit dhe e ndjek atë pothuajse në çdo hap të rrugës, kujdeset për të kur ka tifozë të tij, ose të ekipit kundërshtar dhe thuhet se është me argjentinasin edhe kur Messi nuk është pranë stadiumeve të futbollit.

Truproja e Leo Messit, zbulohet se kush është “hija” e

Bëhet fjalë për një ish-luftëtar MMA, i cili la mënjanë karrierën e tij për t'iu përkushtuar punës së tij të re, mbrojtjen e Lionel Messit! Jasin Cheuko ka qenë duke u stërvitur gjatë gjithë jetës së tij dhe trupi i tij i skalitur është dëshmi për këtë dhe një nga asetet që e tërhoqi atë për të lënë pas dore karrierën e tij në artet marciale në favor të sigurisë së argjentinasit. Paga e tij është deri në 230.000 euro për muaj!

Truproja e Leo Messit, zbulohet se kush është “hija” e

Sipas informacioneve që vijnë nga SHBA, ai nuk paguhet nga futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por nga David Beckham. Futbollisti legjendar anglez është pronar i Interit nga Miami dhe këtë sezon, një pjesë të parave të tij i ka shpenzuar për Jasin, i cili kujdeset për sigurinë e yllit të skuadrës. Në kuadër të marrëveshjes që zgjat për aq kohë sa Messi është në Miami, Jasin nuk ka mundësi të “shfaqë” fotot me lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në rrjetet sociale, të cilat për momentin i respekton sa më shumë.

Truproja e Leo Messit, zbulohet se kush është “hija” e

Ashtu si David Beckham, gjëja më e rëndësishme për Jasin është që Lionel Messi të jetë i sigurt. Kjo reflektohet në lëvizjet e tij sa herë që Messi është në qendër të vëmendjes, gjithmonë është “hija” e tij, njeriu që kujdeset që të mos ndodhë asgjë e papritur.  Shumë e kanë vënë re edhe gjatë ndeshjeve të MLS-së, kur ai ecën në anën e fushës si një luan në kafaz, i gatshëm të vrapojë në fushë në shenjën më të vogël të shqetësimit dhe të mbrojë klientin e tij!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll