Sport

Rodri kundër eksodit drejt Arabisë Saudite: “Futbolli europian është prekur nga kjo situatë, duhet të ketë kontroll”... (video)

Rodri ka folur për numrin në rritje të lojtarëve që largohen nga futbolli evropian për t'u bashkuar me Ligën Saudite Pro dhe kërkon që autoritetet e tij të marrin masa vendimtare kundër këtyre transferimeve.

10 Shtator 2023, 15:59 Nga DOSJA
Rodri kundër eksodit drejt Arabisë Saudite: “Futbolli europian

SPANJE - Mesfushori spanjol i Manchester Cityt, Rodri u ka kërkuar autoriteteve të futbollit që të godasin numrin në rritje të lojtarëve që largohen nga Evropa për t'iu bashkuar ligës së Arabisë  Saudite. 

Një mori yjesh të futbollit evropian u nisën për në Lindjen e Mesme këtë verë, duke përfshirë ish-shokët e skuadrës së Rodrit te City, si Mahrez dhe Laporte.  Karim Benzema, Neymar, Sadio Mane, Roberto Firmino, Jordan Henderson dhe Ruben Neves e ndoqën Cristiano Ronaldon për paga marramendëse.

Prandaj Rodri ka komentuar këtë “trend” të ri dhe ka shprehur shqetësimet e tij. “Futbolli europian po humbet nga kjo situatë. Lojtarët vendosin të shkojnë në këto liga dhe është plotësisht e kuptueshme për shkak të parave që ofrojnë. 

Natyrisht, ne evropianët, le të themi, nuk e shohim me sy të mirë. Mendoj se do të duhet të kontrollojmë disi këtë eksod të lojtarëve të talentuar. Në fillim dukej sikur ishin vetëm lojtarë veteranë në fund të karrierës së tyre, por shohim që nuk janë vetëm ata, se tashmë ka lojtarë të moshës sime apo edhe të rinj, që zgjedhin të shkojnë atje. 

Janë vendime të respektueshme, por njerëzit që marrin masa duhet ta kontrollojnë këtë situatë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll