Sport

Neymar, historia e këpucëve të reja të yllit brazilian. Ja si u krijuan ato... (foto e video)

Braziliani u kthye në lagjen e tij të vjetër dhe me ndihmën e PUMA-s dizajnoi këpucët e tij të reja

10 Shtator 2023, 13:07 Nga DOSJA

Neymar, historia e këpucëve të reja të yllit brazilian. Ja

BRAZIL - “Puma” publikoi pak orë më parë një palë këpucë me firmën e Neymar, të quajtura “Future Ultimate Instituto”.

Superylli brazilian i futbollit që la Evropën dhe Paris Saint-Germain për t'u bërë... pjesë e Al Hilal në Arabinë Saudite. Ai u kthye në vendlindje për të "punuar" dhe për të bërë këpucët e reja, në bashkëpunim me kompaninë gjermane të veshjeve sportive. 

Neymar, historia e këpucëve të reja të yllit brazilian. Ja

Neymar, historia e këpucëve të reja të yllit brazilian. Ja

Këpucët janë frymëzuar nga vetë Neymar dhe nga “Instituto Projeto Neymar Jr Kids”, i cili është një qendër komunitare e themeluar nga lojtari për të mbështetur të rinjtë e varfër në lagjen e tij të vjetër Praia Grande, afër Santosit në Brazil. 

Neymar, historia e këpucëve të reja të yllit brazilian. Ja

Neymar, historia e këpucëve të reja të yllit brazilian. Ja

Me ngjyrën e bardhë si bazë blu, e verdha dhe jeshile, shfaqen në një seri grafikash të frymëzuara nga ngjyrat e Seleção. 

Këpucët kanë motive fëmijësh lozonjare dhe të gëzuara, dhe thembra e tyre mbajnë emrat e fëmijëve nga “Instituto Projeto Neymar Jr”, të cilët ndihmuan në hartimin e këtyre këpucëve të veçanta! 

“Instituti është shumë i veçantë për mua. Që nga inaugurimi i tij në 2014, ne kemi qenë në gjendje të mbështesim fëmijët e paprivilegjuar dhe familjet e tyre përmes sportit, arsimit dhe kujdesit shëndetësor. Është një vend, ku fëmijët mund të shkojnë pas shkollës për të zhvilluar aftësi shtesë, që do t’i ndihmojnë në formimin e ditës së tyre të ardhshme. Tashmë kemi arritur në 10.000 fëmijë dhe jemi krenarë. Të jem në gjendje të punoj me disa nga djemtë në një koleksion ishte një moment i bukur për mua dhe shpresoj t'i bëj ata krenarë kur të futem në fushë duke veshur këpucët që ata projektuan për mua", tha Neymar. 

B.T(Dosja.al)

Sondazh

Poll