Sport

Plasin akuzat në kombëtaren e Zvicrës, pas barazimit me Kosovën! Granit Xhaka sulmon trajnerin Murat Yakin… “Nuk jemi stërvitur"

Zvicra mori vetëm një pikë nga barazimi 2-2 me Kosovën dhe Granit Xhaka sulmoi gazetarët dhe akuzoi trajnerin Murat Yakin se nuk e përgatiti ndeshjen siç duhet.

10 Shtator 2023, 16:57 Nga DOSJA

Plasin akuzat në kombëtaren e Zvicrës, pas barazimit me

ZVICER - Skandal në kombëtaren e Zvicrës, pas barazimit me Kosovën! Ylli Granit Xhaka ka sulmuar publikisht trajnerin Murat Yakin: “Nuk jemi stërvitur siç duhet!”

Kosova “rrëmbeu” një pikë në shtëpi ndaj Zvicrës, rezultat, i cili bëri që Granit Xhaka të akuzojë trajnerin Murat Yakin, se nuk e ka përgatitur skuadrën siç duhet. “Decarul” pohon se seancat stërvitore janë zhvilluar me një intensitet shumë të ulët, ndaj futbollistët e kanë patur të pamundur që të jenë në kapacitetin maksimal, në ndeshjen paraprake të “Euro 2024”.

“U bë zakon. Mënyra se si luajtëm sot ishte e njëjtë me pjesën tjetër të javës. Nuk u stërvitëm siç duhet. Pa tempo, pa intensitet. Sot më dukej sikur po luanim një ndeshje miqësore, ose ishim në park.

Plasin akuzat në kombëtaren e Zvicrës, pas barazimit me

Nuk funksionon kështu. Ju nuk mund të shkoni nga 0 në 100 në një ndeshje, nëse nuk keni bërë shumë gjatë gjithë javës. Asnjë lojtar në botë nuk mund të kalojë në një ritëm krejtësisht të ndryshëm para bilbilit të startit”,- ka thënë Granit Xhaka, sipas botimit “Blick”.

Barazimi i Zvicrës në Kosovë mbajti diferencën prej dy pikësh ndaj Rumanisë, e cila në këtë fazë barazoi 1-1 me Izraelin.

Trajneri Murat Yakin nuk e fshehu habinë e tij kur mësoi se Granit Xhaka e ka akuzuar për intensitetin e ulët të seancave stërvitore para ndeshjes me kombëtaren e Kosovës. Ai u shpreh se ‘studenti” i tij nuk kishte të drejtë dhe njoftoi se do të bënte një bisedë private me të për të parë se cili ishte qëllimi i vërtetë i deklaratave të tij.

Plasin akuzat në kombëtaren e Zvicrës, pas barazimit me

“Ne u stërvitëm normalisht, gjithçka ishte nën kontroll. Sigurisht, ne nuk mund të zbatonim gjithçka që donim. Por fjalën e kishte edhe kundërshtari.

Nuk mund të mendojmë, se do ta kalojmë këtë grup si djathë. Me Granitin do të flas privatisht për atë që fshihet pas deklaratave të tij”,- ka thënë Murat Yakin, sipas të njëjtit publikim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll