Sport

Atletja Elina Tzengo, me origjinë shqiptare, kampione e Greqisë dhe e Europës, pushton plazhet e Mykonosit dhe Halkidikis - Foto

Kampionia e re e shtizës po mbush bateritë e saj për vitin 2024, ku në orar janë Lojërat Olimpike dhe Kampionati Europian.

10 Shtator 2023, 12:40 Nga DOSJA

GREQI - Elina Tzengo, atletja me origjinë shqiptare, që përfaqëson dhe është kampione e  Greqinë dhe Europës në flakjen e shtizës, po “karikon” bateritë e saj në Mykonos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elina Tzengo (@elina_tzengo)

Atletja greke që në vitin 2022 fitoi medaljen e artë në shtizë në Kampionatin Europian të atletikës, po shijon bukuritë e Mykonos, ndërsa sigurisht pushimet i ka nisur nga Halkidiki, që është edhe ‘atdheu’ i saj i veçantë. 

Atletja Elina Tzengo, me origjinë shqiptare, kampione e Greqisë dhe e

Atletja Elina Tzengo, me origjinë shqiptare, kampione e Greqisë dhe e

Elina nuk mori rezultatin që donte në Botërorin e fundit në Budapest, por po shikon përpara.

Atletja Elina Tzengo, me origjinë shqiptare, kampione e Greqisë dhe e

Pas pak ditësh do të nisin përgatitjet për vitin 2024, ku në program është Kampionati Europian në Romë dhe sigurisht Lojërat Olimpike në Paris. 

Atletja Elina Tzengo, me origjinë shqiptare, kampione e Greqisë dhe e

Kampionia 21-vjeçare, e cila ka të gjithë të ardhmen përpara, po kalon momente të bukura në ishullin e Egjeut me miqtë e saj përpara se të kthehet në bazën e saj, “Nea Kallikrateia”, Halkidiki. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll