Sport

Ylli Cristiano Ronaldo i shpëtoi kartonit të kuq ndaj Sllovakisë, por do të pezullohet në ndeshjen e radhës së Portugalisë...

Sulmuesi i Al Nassr luajti 90 minuta në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, por lehtësisht mund të përjashtohej me karton të kuq në pjesën e dytë.

10 Shtator 2023, 12:00 Nga DOSJA

Ylli Cristiano Ronaldo i shpëtoi kartonit të kuq ndaj Sllovakisë,

ZVICER - Pavarësisht zërave se Cristiano Ronaldo do të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar, pasi u largua nga skuadra e Portugalisë në Kupën e Botës 2022 që drejtohej nga Fernando Santos, ish-ikona e Real Madridit ka qenë një figurë qendrore në planet e trajnerit të ri Roberto Martínez, duke qqenë titullar në pesë ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” të luajtura deri më tani, përfshirë kundër Sllovakinë të premten.

Skuadra iberike është në rrugën e duhur për të vulosur një vend në turneun e Gjermanisë sezonin e ardhshëm, me një fitore 1-0 në Bratislavë, duke vazhduar fillimin e tyre 100% të kualifikimit.  Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes shënoi golin e vetëm të lojës pak para pjesës së parë, por shoku i skuadrës Ronaldo u përfshi në një nga incidentet më të diskutueshme të ndeshjes me pak më shumë se një orë lojë.

Me Portugalinë në kërkim të një goli të dytë, sulmuesi i Al Nassr, i cili në mënyrë jokarakteristike gjuajti gabim nga pika e bardhë e penalltisë. Sidoqoftë, topi u përplas para tij, duke e lënë Ronaldon dhe portierin e Sllovakisë, Martin Dubravka, në një garë për të arritur i pari. Ky i fundit arriti ta kapte topin, por më pas u kap nga ajo që mund të përshkruhet vetëm si një goditje e pamatur nga portugezi.

Ylli Cristiano Ronaldo i shpëtoi kartonit të kuq ndaj Sllovakisë,

VAR e kontrolloi incidentin, por ndoshta çuditërisht u mendua se kartoni i verdhë i treguar nga gjyqtari suedez Glynn Nyberg ishte ndëshkim i mjaftueshëm për Ronaldon, i cili kërkoi falje pas incidentit dhe shkoi për të parë nëse ish-shoku i skuadrës së United, Dubravka, i cili përfundoi ndeshjen, ishte në rregull.

Por pavarësisht se i shpëtoi një kartoni të kuq, 38-vjeçari do të vuaj një pezullim me një ndeshje në ndeshjen e radhës të Portugalisë në shtëpi kundër Luksemburgut të hënën, pasi atij iu dha kartoni i tretë i verdhë në pesë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll