Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet në Muriqan 38-vjeçari

38-vjeçari banues në Laprakë,ishte dënuar me 1 muaj burgim nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

10 Shtator 2023, 15:43 Nga r.ll
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet në Muriqan 38-vjeçari
dogana e Muriqanit

MURIQAN- Një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, është ndaluar ditën e sotme në doganën e Muriqanit. 38-vjeçari banues në Laprakë,ishte dënuar me 1 muaj burgim nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar shtetasin M. K., 38 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Gjykata Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 39 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes që ka marrë për këto punime.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi u kap duke hedhur pa autorizim, materiale ndërtimi (beton), në një sipërfaqe toke, në malin e Taraboshit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në fshatin Barbullush, si pasojë e të cilit, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me misër, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mali Kolaj, Velipojë, shtetas ende të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur duke i shkaktuar dëme të lehta shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërkaq, Policia vijon punën për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

dogana e muriqanit

Sondazh

Poll