Aktualitet

‘Besonte se betimi në zot do luftonte korrupsionin’/ ‘Ironia’ e Bushtatit: Qeveria si Gaboni

Analisti shprehet se 40 vitet në pushtet të familjes Bongo, me paratë e grabitura nuk lanë personalitet ndërkombetar pa korruptuar. 

10 Shtator 2023, 13:37 Nga f.i
‘Besonte se betimi në zot do luftonte korrupsionin’/
foto ilustruese

TIRANË- Analisti Andi Bushati në një postim të fundit në Facebook, ka "ironizuar" qeverinë në pushtet, duke sellë në vëmendje grushtin e shtetitnë Gabon.

Udhëheqësi ri i grushtit të shtetit në Gabon është Brice Nguema. Gjenerali Nguema udhëhoqi grusht shtetin kundër Ali Bongo, duke rrëzuar presidentin menjëherë pasi ai u shpall fitues i zgjedhjeve të diskutueshme. Babai i Ali Bongo, Omar, ishte në pushtet për 41 vjet para se të vdiste në vitin 2009 dhe u pasua nga djali i tij. 

Analisti shprehet se 40 vitet në pushtet të familjes Bongo, me paratë e grabitura nuk lanë personalitet ndërkombetar pa korruptuar. 

"Po lexoja një shkrim për rrëzimin me puç ushtarak të dinastisë Bongo nga drejtimi i Gabonit. Omar Bongo që ndryshonte fe sipas qefit, betohej në zot se do luftonte korrupsionin. Kur kapej duke vjedhur deklaronte se nuk i lexonte shkresat që i vinin perpara, për të firmosur, miqtë e tij. Pas viteve '90 kur regjimet moniste në lindje ranë, krijoi opozitë fallco dhe blente "kundërshtarët". Me paratë e grabitura nuk linte personalitet ndërkombëtar pa korruptuar. Ndonëse çdo përkim, me diktatorin e këtij vendi me 2.5 milionë banorë është rastësor, ai qëndroi 40 vjet në pushtet dhe më pas ia la trashëgim të birit", shkruan Bushati. 

andi bushati grushti i shtetit ne gabon

Sondazh

Poll