Aktualitet

Olta Xhaçka apo Igli Hasani? Kryeministri apo Presidenti?Kush do t'i drejtojë debatet në Këshillin e Sigurimit të OKB?

Njëri debat do të mbahet në 14 shtator dhe duhet të drejtohet nga ministri i jashtëm i vendit, i cilin nuk e ka marrë detyrën. Ndërsa debati i dytë i hapur do të mbahet në 20 shtator, ku njoftohet se do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por si rregull i takon presidentit Bajram Begaj.

10 Shtator 2023, 14:01 Nga f.i
Olta Xhaçka apo Igli Hasani? Kryeministri apo Presidenti?Kush do t'i
Edi Rama, Bajram Begaj, Igli Hasani dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Shqipëria ka marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, por ngelet për tu parë se kush do t'i drejtojë debatet e hapura. Ambasadori, Ferit Hoxha i cili përfaqëson Shqipërinë në presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB njoftoi dy debatet e hapura për muajin shtator.

Njëri debat do të mbahet në 14 shtator dhe duhet të drejtohet nga ministri i jashtëm i vendit, i cili akoma nuk e ka marrë detyrën. Ndërsa debati i dytë i hapur do të mbahet në 20 shtator, ku njoftohet se do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por si rregull i takon presidentit Bajram Begaj.

Sa i përket debatit të parë, ai përkon në të njëjtën ditë me seancën e Kuvendit, ku do të votohet për miratimin e ndryshimeve në qeveri. Pjesë e ndryshimeve është edhe ministri i jashtëm, ku kryeministri Edi Rama emëroi Igli Hasanin, i cili do të zëvendësojë Olta Xhaçkën. Por, kush do te shkojë ne 14 shtator, Olta Xhaçka apo Igli Hasani? 

Ngelet për tu parë nëse do të ketë një seancë të veçantë në Kuvend për të votuar ndryshimet dhe a do të jetë koha në dispozicionin e ministrit të ri për të përgatitur tryezën e 14 shtatorit.

Ndërkohë në njofimin e Hoxhës për debatin e dytë në 20 shtator thuhet se do të drejtohet nga kryeministri i vendit. Si rregull i takon presidentit Bajram Begaj të jetë pjesëmarrës një herë në dy vjet. Kujtojmë se vitin e kaluar i pranishëm ishte Edi Rama. A do ia heqë edhe këtë vit të drejtën Rama Presidentit?/Dosja.al.

ferit hoxha edi rama bajram begaj olta xhacka igli hasani

Sondazh

Poll