Aktualitet

'Tre persona në këmbë hapin zjarr, AUDI kthehet indietro'/ Del VIDEO-ja nga atentati i Leartiad Kekaj në Vlorë

Ndërkohë automjeti tip 'Audi' largohet dhe kthehet mbrapsht me “indietro” drejt 41-vjeçarit duke e qëlluar drejt e në kokë brenda makinës së tij.

10 Shtator 2023, 14:14 Nga a.l
'Tre persona në këmbë hapin zjarr, AUDI kthehet
Pamje

VLORË- 'Dosja.al' siguron pamjet e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Kekaj. Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, tre persona vrapojnë pasi kanë hapur zjarr, ndërsa viktima shfaqet i fundit. 

Ndërkohë automjeti tip 'Audi' largohet dhe kthehet mbrapsht me “indietro” drejt 41-vjeçarit duke e qëlluar drejt e në kokë brenda makinës së tij.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë? 

Leartiad Lekaj (Kekaj) u ekzekuatua mbrëmjen e djeshme në një atentat të mirëorganizuar.  Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta. Viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë. Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi. 

laert kekaj

Sondazh

Poll