Art&Argëtim

Fotografia e saj u shpalos në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im i preferuar

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët. Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, foto e shkrepur nga klipi i famshëm “Shine Ya Light”.

10 Shtator 2023, 11:04 Nga r.ll
Fotografia e saj u shpalos në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora:
Rita Ora

KOSOVË- Mbrëmjen e djeshmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, u luajt ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimin në “Euro 2024” e cila përfundoi me barazim.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët. Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, foto e shkrepur nga klipi i famshëm “Shine Ya Light”.

Një nderim i tillë ka tërhequr vëmendjen e këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet pë 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

Fotografia e saj u shpalos në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora:

Ndërsa më pas, këngëtarja e lindur në Prishtinë rishpërndau videon e Presidentes Vjosa Osmani, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

Fotografia e saj u shpalos në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora:

kosovë rita ora

Sondazh

Poll