Art&Argëtim

Nënë për herë të dytë, zbulohet emri unik që Rihanna i ka vendosur djalit të saj

Çifti si duket zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre duke zgjedhur një tjetër emër që nis me “R”.

8 Shtator 2023, 13:11 Nga f.i
Nënë për herë të dytë, zbulohet emri unik që
A$AP Rocky dhe Rihanna

SHBA- Rihanna dhe A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht të këtij viti. Këngëtarja dhe reperi, 34 vjeç, e kanë quajtur djalin e tyre, Riot Rose Mayers, raportojnë mediat e huaja.

Riot ka lindur më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit. Emri mendohet të jetë prej këngës së fundit të A$AP ‘Riot’ nga fillimi i këtij viti.

Çifti si duket zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre duke zgjedhur një tjetër emër që nis me “R”, pasi djali i tyre i parë quhet RZA Athelston Mayers.

rihanna riot rose mayers

Sondazh

Poll