Art&Argëtim

Akuzat për mjedis toksik në 'Tonight Show'/ Jimmy Fallon u kërkon falje publikisht punonjësve: Kjo është e turpshme, ndihem shumë keq

Prezantuesi thuhet se i kërkoi falje stafit të "Tonight Show" pasi Rolling Stone publikoi akuza nga bashkëpunëtorët aktualë dhe të mëparshëm.

8 Shtator 2023, 19:50 Nga I.A
Akuzat për mjedis toksik në 'Tonight Show'/ Jimmy Fallon u
Jimmy Fallon

SHBA- Jimmy Fallon ka kërkuar falje publike, pasi pretendimet për një ambient toksik pune në emisionin “Tonight Show” morën një dimension të madh. Prezantuesi thuhet se i kërkoi falje stafit të "Tonight Show" pasi Rolling Stone publikoi akuza nga bashkëpunëtorët aktualë dhe të mëparshëm. Sipas fjalëve të tyre, mjedisi i punës prapa skenave të shfaqjes televizive është toksik.

“Është e turpshme dhe ndihem shumë keq. Më vjen keq nëse të kam bezdisur ty, familjen dhe miqtë e tu”, i tha Jimmy Fallon stafit të “Tonight Show” gjatë një takimi të shkurtër përmes Zoom të enjten pasdite.

"Ndihem aq keq sa nuk mund ta përshkruaj. Unë dua që kjo shfaqje të jetë argëtuese, duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të jetë e gëzueshme, duhet të jetë shfaqja më e mirë, duhet të jetë me njerëzit më të mirë," tha prezantuesi.

Më herët të enjten, Rolling Stone publikoi ankesa nga dy punonjës aktualë dhe 14 ish-punonjës të shfaqjes, anëtarë të ekuipazhit të prodhimit dhe shkrimtarë, të cilët kërkuan të mbeten anonimë nga frika e hakmarrjes. Raporti i Rolling Stone thotë se 80 punonjës të tjerë aktualë dhe ish-punonjës u kontaktuan, por asnjë nuk pranoi të fliste ose të thoshte gjëra pozitive për kushtet e punës në Tonight Show.

jimmy fallon tonight show rolling stone

Sondazh

Poll