9 Shtator 2023, 18:50
Nga DOSJA

ELBASAN - Shqipëria U-19 fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Azerbajxhani në “Elbasan Arena” me shifrat 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku arriti të triumfonte falë dopietës së realizuar nga Flavio Sulejmani.
Trajneri Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Arlind Kurti, Adi Kurti, Elton Fikaj, Jordi Jaku, Oresti Kasmollari, Behar Ismaili, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Skerdi Xhixho
90 minuta mjaft të mira të zhvilluara nga kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Pjesa e parë e takimiy u mbyll me porta të paprekura ndërsa në të 51-ën, pas një aksioni nga majta, Krasniqi shmangu bukur një nga kundërshtarët dhe shërbeu në qendër të zonës, ku sulmuesi i Perugia, Flavio Sulejmani, goditi me qetësi dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në të 75-ën Shqipërinë U-19 shënoi sërish, me Sulejmanin, pas një aksioni të bukur të kuqezinjve. Këto dy gola i mjaftuan 19-vjeçarëve të Shqipërisë për të marrë fitoren në këtë përballje. Në të 85-ën, Sanan i skuadrës azere u ndëshkua me karton të kuq.

Të hënën do të luhet dhe sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 16:30. Trajneri Bulku pati mundësinë për të parë nga afër gjendjen e ekipit, teksa këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.
Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Shtator 2023, 18:43
TIRANE - Fernando Santos mendon se ndeshja e nesërme mes Polonisë së tij dhe Shqipërisë, do të jetë një duel mes dy skua...
Sport
9 Shtator 2023, 13:48
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo i shpëtoi mrekullisht një kartoni të kuq në ndeshjen kualifikuese të Portugalisë për Euro ...
Sport
9 Shtator 2023, 13:35
BRAZIL - Pasi u akuzua për abuzim dhe akuza të ngjashme nga tre gra të ndryshme, sulmuesi i Manchester United ka deklaruar pafajë...
Sport
9 Shtator 2023, 13:09
TURQI - Mauro Icardi ka rrëmbyer sërish titujt kryesorë, por këtë herë nuk ka të bëjë me jetën e tij persona...
Sport
9 Shtator 2023, 12:58
KOSOVE - Ndeshja e mbërmjes së sotme Kosova kundër Zvicrës ka një interes dhumë të madh për t’u ndjekur edhe n&eum...
Sport
9 Shtator 2023, 12:47
TIRANE - Kombëtarja shqiptare mori një pikë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Çekisë. Nuk ka kohë p&eu...
Sport
9 Shtator 2023, 12:43
ZVICER - Merkato e verës është mbyllur tashmë jo vetëm në Europë por edhe në Arabinë Saudite që u shndërr...
Sport
9 Shtator 2023, 12:39
k.m.
Foto ilustruese
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina është zgjedhur si pritësi i Lojërave Mesdhetare 2030. Në takimin në qytet...
Sport
9 Shtator 2023, 12:08
BRAZIL - Sulmuesi, 31 vjeç, i cili shkoi në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës i barabartë me legjendën Pele me 7...
Sport
9 Shtator 2023, 11:38
KOSOVE - Vizita e Zvicrës në Kosovë me disa lojtarë shqiptarë dhe në krye Granit Xhakën i cili ishte i pranishëm edhe n&...