Aktualitet

Aksioni ANTI-Drogë/ Si komunikonin shpërndarësit e drogës në Tiranë, zbardhen KODET: Më sill 3 pica

Hetimet për këtë rrjet droge zgjatën 6 muaj.

8 Shtator 2023, 10:41 Nga A.B
Aksioni ANTI-Drogë/ Si komunikonin shpërndarësit e drogës
Banesa e grupit

TIRANË- Një grup prej 8 personash që shpërndante drogë në lokalet e natës në Tiranë është goditur nga policia. Në pranga ra edhe drejtuesi Herald Rexhepaj.

‘Më sill 3 pica’ ose ‘Shko merr fantat’, ishin kodet që ata përdornin mes njëri-tjetrit kur u shisnin kanabis ose kokainë të rinjve që frekuentonin lokalet e natës në Tiranë.

Hetimet për këtë rrjet droge zgjatën 6 muaj. Tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër në kërkim. Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i grupit, Herald Rexhepaj 35 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë Viola Bendaj 31 vjeç, Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç dhe Devis Saliaj 19 vjeç. Ndërsa në kërkim është 29-vjeçari K.R.

Gjatë aksionit u sekuestruan 650 doza kanabis, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike dhe 5 celularë.

droge ne tirane

Sondazh

Poll