Sport

E PAPARE! Ultrasit e Foggias i vunë flakën stadiumit të rivalëve pas humbjes... (video)

Kjo ndodhi në Serinë C italiane, pasi ekipi i tyre u mund 2-0 nga Taranto

7 Shtator 2023, 14:08 Nga DOSJA
E PAPARE! Ultrasit e Foggias i vunë flakën stadiumit të

ITALI - Në ndeshjen e parë të Serisë C italiane, Taranto mundi 2-0 Foggian dhe ultrasit e skuadrës mysafire për të shfryrë dufin, nuk bënë gjë tjetër veçse i vunë flakën stadiumit vendas. 

Një akt vandalizmi të paparë, që duhet të ketë pasoja në Itali. Zjarri u ndez me anë të bombave tymi të hedhura së bashku me plastikë të ndezshme. 

Ultrasit e Foggias i lansuan këto pajisje kundër tribunave të tifozëve të Tarantos, edhe pse fatmirësisht askush nuk u lëndua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll