Sport

Ndryshime të tjera në kombëtaren italiane, Buffon zëvendëson Viallin!

45-vjeçari Gigi Buffon var dorezat dhe merr detyrën drejtuese në kombëtaren italiane

7 Shtator 2023, 12:54 Nga DOSJA
Ndryshime të tjera në kombëtaren italiane, Buffon

ITALI - Gigi Buffon ka varur dorezat pak javë më parë por vazhdon të mbajë... uniformën e Kombëtares italiane. Portieri veteran i Juventusit, i cili në vitin 2006 fitoi Kupën e Botës me Kombëtaren e Italisë, zuri vendin e Gianluca Viallit tek “Azzurrët”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nazionale Italiana di Calcio (@azzurri)

Tashmë ai do të jetë pjesë e stafit teknik të ri të Kombëtares të cilën e mori Luciano Spalletti pak ditë më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon)

“Nuk jam këtu për të kopjuar Viallin, sepse nuk do ia vlente dhe do të jem vetvetja. Unë kam lindur dhe jam rritur me legjendat e Paolo Rossit, Dino Zoff, Azzurrit e Kupës së Botës 1982 dhe tregimet e babait tim. Hera e parë që takova Gigi Riva ishte si të shihja një monument”, tha Buffon në prezantimin e tij.

Viali, ju kujtojmë, ishte pjesë e statit të kombëtares italiane që fitoi Euro 2021 dhe dha frymën e fundit më 6 janar 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll