Sport

Hera e parë në 20 vjet: “Topi i Artë” pa Cristiano Ronaldon!...

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, për herë të parë pas 20 vitesh, nuk do të jetë në përzgjedhjen për “Topin e Artë”, një çmim prestigjioz i futbollit, i cili çdo vit i jepet futbollistit më të mirë të vitit në planet.

7 Shtator 2023, 11:32 Nga DOSJA

FRANCE - Rregullat kanë ndryshuar dhe nuk merren më në konsideratë rezultatet e arritura gjatë vitit kalendarik, por në sezon, kështu që këtë vit do të shpërblehen për sezonin 2022/23. Në gjysmë të sezonit, ylli portugezi u largua në mënyrë famëkeqe nga Manchester United për në Al Nassr.

Lionel Messi është ende në listë. Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe këtë verë vendosi të largohej nga futbolli evropian për t’u bashkuar me Inter Miami.

Hera e parë në 20 vjet: “Topi i Artë” pa Cristiano

Shumica e kandidatëve janë nga Manchester City. Të rinjtë e Pep Guardiolës fituan FA Cup, Premier League dhe Champions League. Nuk ka dyshim se Erling Holaand, i riu norvegjez i cili shënoi 52 gola në 53 ndeshje sezonin e kaluar, me nëntë asistime, ka shanset më të mëdha nga të gjithë. 

Duket se ka ndërrim brezash, sepse për shembull, futbollisti europian është larguar edhe fituesi aktual i “Topit të Artë”, Karim Benzema. Edhe ai, si Ronaldo, vendosi të luajë për Lindjen e Mesme, kështu që tani mbron ngjyrat e Al Ittihad.

Ja dhe lista e 30 kandidatëve për meshkuj dhe femra:

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll