Sport

Scaloni: “E shoh Messin të lumtur, në Miami ai ka gjetur një vend ku e duan”

Trajneri Lionel Scaloni ka folur për kalimin e Lionel Messit te Inter Miami, duke pretenduar se ylli argjentinas ka shkuar te një ekip, që e do atë.

7 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Scaloni: “E shoh Messin të lumtur, në Miami ai ka gjetur

SHBA - Argjentina përballet me Ekuadorin të premten (8/9) për kualifikueset e Kupës së Botës, teksa trajneri Lionel Scaloni në konfencën e tij për shtyp, i është referuar edhe kalimit të Lionel Messit në MLS.

Trajneri i kombëtares së Albiceleste ka pohuar se superylli argjentinas është i lumtur dhe tani po luan në një ekip ku e do.

"Unë fola me Messin për një kohë, ai është stërvit si gjithmonë, ai është mirë. E shoh atë të lumtur, ai ka gjetur një vend ku është i dashur dhe është i lumtur në një fushë futbolli. Ai është i disponueshëm për të luajtur dhe ne jemi të lumtur ta kemi atë”, tha fillimisht ai, duke shtuar:

“Biseda me lojtarët ishte se e kaluara ka mbaruar, ishte shumë e bukur, historike, por tani është koha për të vazhduar. ADN-ja e futbollistit dhe e Argjentinës është të vazhdojmë të përpiqemi për të fituar, të konkurrojmë. U thamë lojtarëve tanë, të vazhdojnë të luftojnë dhe në linjën në të cilën ishim. Gjithmonë duke respektuar kundërshtarët dhe duke e ditur se tani do të jetë më e komplikuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll