Art&Argëtim

Brazil/ Aeroplani rrëzohet në rrugët e qytetit dhe më pas shpërthen në flakë, shënohen 3 viktima

21 Tetor 2019, 16:26 Nga DOSJA
Brazil/ Aeroplani rrëzohet në rrugët e qytetit dhe më pas

BRAZIL Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brazil, pasi një aeroplan është rrëzuar në rrugët e populluara të qytetit të Kaikarës, e më pas ai ka shpërthyer në flakë.

Aeroplani është rrëzuar menjëherë pasi ka nisur fluturimin e tij nga aeroporti i ‘Carlos Prates’ i ndodhur në Belo Horizonte.

Sipas raportimeve të bëra avioni ishte i përmasave të vogla, dhe ajo çfarë është më e çuditshme është fakti se është hera e dytë në 7 muaj që një avion rrëzohet në të njëjtën rrugë, në Kaikara.

Aeroplani kishte në bordin e tij vetëm 4 persona, një pilot dhe 3 pasagjerë.

Si pasojë e rrëzimit, 3 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar dhe ndodhen në spital.

Nga rrëzimi dhe flakët e shumta të avionit janë bërë dhe shumë dëme materiale, ku mbi dhjetëra makina janë shkatërruar.

Aeroplani është rrëzuar mbi makinat e parkuara, dhe kjo është arsyeja që famtirsisht numri i viktimave është 3 e jo më shumë.

Burimi:Incpak

E.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 3 viktima caicara rrezohet avioni ne brazil 3 viktima caicara rrezohet avioni ne brazil

Sondazh

Poll