Art&Argëtim

Kujdes, pamje të rënda/ Gruaja hante flokët e saj ndër vite, mjekët i heqin një top të madh me qime nga stomaku

21 Tetor 2019, 15:10 Nga DOSJA
Kujdes, pamje të rënda/ Gruaja hante flokët e saj ndër vite,

AMERIKË – Një 38-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital, pasi kishte dhimbje të forta në stomakun e saj, si dhe probleme me frymë marrjen.

Pas analizave dhe grafive të bëra nga mjekët, ata zbuluan se shkaktar për dhimbjen e saj, ishte një top i madh me qime, i cili kishte një diametër prej 15cm.

38-vjeçarja kishte disa kohë që vuante nga marrja e mendëve. të vjellët si dhe dhimbje të barkut dhe të legenit, në momentin kur arriti në spital ajo kishte rënë 7 kile gjatë muajve të fundit, dhe ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore, pasi dhe oreksi i saj kishte ikur totalisht.

Pas operimit, mjekët arritën të nxirnin edhe një top të dytë me diametër 4 cm nga zorra e saj.

Historia e 38-vjeçares është shumë e pazakontë, dhe jashtë mase e rrallë që një sasi e tillë me qime të gjendet në stomakun apo organet e brendshme të njeriut, por gruaja u shpreh se ajo kishte një fiksim prej disa kohësh, që te hante çdo qime floku që i binte.

Mjekët e paralajmëruan, se diçka e tillë mund të ketë pasoja vdekjeprurëse dhe se ajo nuk duhet t’a bëjë më kurrë këtë gjë.

Ato i rekomanduan asaj një psikologe, për të trajtuar problemet e saj psikologjike, që desh i morën jetën.

Burimi:Independent

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim amerikë gruaja qe hante qimet e saj operimi i frikshem amerikë gruaja qe hante qimet e saj operimi i frikshem

Sondazh

Poll