Art&Argëtim

“Plumb ballit”, Agron Tufa publikon letrën e vëllezërve që kërkonin dënim me vdekje për babanë: Të tillë elementë

21 Tetor 2019, 15:40 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar sot një letër nga arkivi i komunizmit në vitin 1953, ku dy vëllezër i kanë bërë kërkesë autoriteteve të kohës që të dënonin me vdekje babanë e tyre se ishte kapur me Armë.

Tufa ka publikuar letrën, e cila është e shkruar me dorë dhe i drejtohet Gjykatës Ushtarake në Gjirokastër.

Tufa shkruan se babai i personave që kanë shkruar letrën ka qenë mësues në periudhën e mbretërisë, ndërsa përveç armës i kanë gjetur edhe disa revista dhe gazeta të periudhës para luftës.

“TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND. Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre. Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vellezer. Te parin e jap te plote, te dytin vetem fundin, se ne thelb ngjajne shume në permbajtje…”, shkruan Tufa.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agron tufa denime me vdekje ne komunizem krimet e komunizmit agron tufa denime me vdekje ne komunizem krimet e komunizmit

Sondazh

Poll