Art&Argëtim

Gazetat Australiane bllokojnë faqet e para të tyre, në shenjë proteste mbi sekretet qeveritare

21 Tetor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Gazetat Australiane bllokojnë faqet e para të tyre, në

AUSTRALI – Kjo e hënë ka shënuar dhe startimin e protestave të gazetarëve në Australi, pasi sot, gazetat më të fuqishme në vend, i kanë pasur faqet e tyre të me lajme të mbuluara me bojë të zezë përsipër, për të treguar çensurimin e ndodhur.

‘ Nëse qeveria na mban sekrete, për çfarë duhet të shkruajmë ne?’ – shprehen drejtorët e gazetave të vendit.

Faqet e para të gazetave janë  me shkrime të mbuluara për të ironizuar dokumentat sekret të qeverisë australiane.

‘ Kur qeveria mban sekrete, atëherë çfarë po mundohet të mbulojë ?’ – janë disa nga pyetjet e bëra të gazetarëve.

Kjo protestë  vjen pasi policia bastisi shtëpinë e një gazetari të ‘Neës Corp ‘ dhe selisë së ‘Australian Broadcasting Corp’  në kërkim të disa dokumenteve të qeverisë që kishin rënë në duart e gazetarëve.

Kjo ka bërë që bizneset e mediave të bashkohen për të luftuar kundër kufizimeve të shtypit.

‘Gazetaria është një shtyllë themelore e demokracisë sonë,’ tha Paul Murphy, shefi ekzekutiv i sindikatës, “Ekziston për të shqyrtuar të fuqishmit, të ndriçojë dritën mbi keqbërjet dhe t’i mbajë përgjegjësi qeverive, por publiku australian po mbahet në errësirë,” tha ai në një deklaratë.

Shembuj të fshehtësisë nga ana e qeverisë  përfshijnë refuzimin e saj për të zbuluar se cilat shtëpi pleqsh janë gjetur të cilat abuzojnë me fondet dhe me kujdesin e treguar ndaj të huajve.

Qeveria gjithashtu nuk do të zbulojë se sa tokë bujqësore u është shitur subjekteve të huaja.

Burimi:Independent

E.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim bllokohen faqet e para te gazetave protesta e gazetareve ne australi bllokohen faqet e para te gazetave protesta e gazetareve ne australi

Sondazh

Poll