Bota

Ishte duke ngrënë makarona, kapet pas 15 vitesh në kërkim mafiozi i dytë më i kërkuar në Itali (VD)

3 Mars 2019, 08:29 Nga DOSJA
Ishte duke ngrënë makarona, kapet pas 15 vitesh në kërkim

I shumëkërkuari i “Camorras” Marco Di Lauro, u kap nga policia italiane në periferi të Napolit. Di Lauro ishte në kërkim prej 14 vjetësh si personi i dytë më i rrezikshëm në Itali pas Matteo Denaro.

Ai u kap në shtëpinë ku strehoej nga njësia speciale teksa po konsumonte një pjatë makarona.

“Ai nuk ishte i armatosur dhe nuk bëri rezistencë, por ishte i shqetësuar për macet. Ai u kap në shtëpi teksa po hante makarona,” tha shefi i policisë së Napolit, Antonio De Jesu.

Marco, djali i katërt i shefit Paolo Di Lauro, ishte në arrati që prej 7 dhjetorit 2004. Ai mund të dënohet me burg përjetë pasi akuzohet për vrasjen e Attilio Romanò, i vrarë gabimisht në janar të 2005 gjatë gjakmarrjes së parë të Scampias.

Klani i Di Lauros përgjatë viteve 2003 dhe 2005, të cilat konsiderohen ndër më të përgjakshmit të Camorras.

Aksioni për arrestimin e të shumëkërkuarit është përshëndetur nga kryeministri Giuseppe Conte, ministri i Brendshëm Matteo Salvini dhe presidenti i Anti-Mafias, Nicola Morra.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota camorra itali marco di lauro napoli camorra itali marco di lauro napoli

Sondazh

Poll