Politike

Zgjedhjet e Kukësit/ Grupi i Bashës kërkon ndryshimin e anëtarëve të komisionit, Sefa: Duhen përcaktuar se cilit grup i përkasin

6 Shtator 2023, 11:14 Nga A.B
Zgjedhjet e Kukësit/ Grupi i Bashës kërkon ndryshimin e
Indrit Sefa

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksione shqyrtoi ditën e sotme kërkesën ankimore të Partisë Demokratike të grupit të Lulzim Bashës, "për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarin e komisionit të zonës së administrimit zgjedhor për zgjedhjet në Kukës". Përfaqësuesi i këtij grupi, Indrit Sefa deklaroi se duhet përcaktuar se kujt i përkasin anëtarët që janë shpërndarë, duke shtuar se ata që i përkasin koalicionit 'Bashkë Fitojmë' nuk janë të vlefshëm, pasi koalicioni është shkrirë. 

"Komisioneri nxjerr një vendim për ndarjen e fondeve. Duhet përcaktuar se kujt i përkasin kandidatët, kjo shoqëri është shkrirë, nuk është më subjekt. Kush e përfaqëson këtë subjekt? Nuk ekziston më. Sot nuk është më subjekt zgjedhor. 

Unë do ua kërkoj marrëveshjen dhe listën ku janë vendosur dhe përkatësia e deputetit. Sot jemi në kushte që komisioneri, nuk shpërndan dot, nuk bën dot llogarinë e votave që ka marrë ai subjekt. Nuk e di sesa vota ka marrë PBDNJ, nuk e di sa ka marrë LSI në zonën e Skraparit. Nuk e di komisioneri. 

Nuk do ishim në këto kushte ne rast se komisioneri do të respektonte ligjin. 

Komisioneri mori një vendim të gabuar në bazë të ligjit"

Komisionier: Meqë ato nuk kanë bërë një ndarje, ju pretendoni se janë të të treve?

Sefa: Po.

indrit sefa

Sondazh

Poll