Politike

Prej ditësh në spital, Nano i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri

Tashmë Nano ka dalë nga operacioni, i cili bëhet me dije se ka rezultuar i suksesshëm.

5 Shtator 2023, 23:03 Nga I.A

Prej ditësh në spital, Nano i nënshtrohet një ndërhyrje

TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se Nano, i cili prej ditësh ndodhet në spital, pasi vuan nga një problem me mushkritë, i është nënshtruar një operacioni në mushkri.

Tashmë Nano ka dalë nga operacioni, i cili bëhet me dije se ka rezultuar i suksesshëm. Nano ndodhet në spitalin Hygeia në gjendje të qendrueshme shëndetësore. Lideri historik i Partisë Socialiste do të vazhdojë terapi deri në momentin që të shërohet komplet.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen./Dosja.al

fatos nano fatos nano ne spital

Sondazh

Poll