Politike

Takimi i deputetëve të opozitës, Salianji: Çimentimi i këtij grupi, qartëson se kush është Grupi Parlamentar i PD!

Salianji e cilëson takimin e sotëm si një hap të parë drejt bashkimit të formacioneve opozitare.

5 Shtator 2023, 13:45 Nga A.B
Takimi i deputetëve të opozitës, Salianji: Çimentimi i
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar takimin e zhvilluar sot, ku morën pjesë 43 deputetë të PD, mes tyre Gazment Bardhi e Sali Berisha, si një hap të parë drejt bashkimit të formacioneve opozitare. Ai thotë se ky takimi është një mesazh shpresëdhënës për elektoratin opozitar, ndërsa shton se “çimentimi i këtij grupi parlamentar dhe nga pikëpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partisë Demokratike”.

Reagimi i plotë:

Takimi i sotem duhet lexuar dhe pare si hapi i pare i bashkimit te formacioneve opozitare sic jane qartesisht te formalizuar formacionet proqeveritare! Është mesazh shpresdhenes per elektoratin opozitar por dhe për shoqerine, është nje moment i fillimit  te ringritjes se opozites!

Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen per te qartesuar dhe ne publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike!

Tani fokusi i cdo deputeti duhet te jete perballja me qeverine, propozimi i ceshtjeve konkrete, fokusimi tek ceshtjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverise!

Nga sot e me pas duhet te funksionojme si nje grup parlamentar, me takime te perjavshme dhe koordinim të perhershem.

ervin salianji mbledhja e pd 5 shtator 2023

Sondazh

Poll